Sela: Të kemi një proces me lista të hapura, e bën garën më demokratike

Kryetari i SH-së, Ziadin Sela, ka propozuar që procesi i votimit të bëhet me lista të hapura.

Sipas Selës përmes këtij vendimi do të kemi një garë më demokratike dhe do të rrisin cilësinë e prezantimit.

“Komuna e Kërçovës nuk do të jetë e ndarë në dy legjione. Manastiri është i ndarë në dy dhe shumë komuna të tjerë. Edhe ky duhet të ndryshohet. Unë bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë ta analizojnë sepse është praktike kjo ndarje dhe afatgjatë.

Kjo na bën interesant si shtet, dalliemt që kemi me njëra tjerën. Listat e hapura nuk mjafton të përmenden dhe ti bësh bisht duke bërë eksperimente. Menjëherë të merret vendim për lista të hapura, sepse e bën garën me demokratike. Rrit cilësinë e prezantimin”, tha ai./news.33tv