Sela: Rezultati i BDI-së në 20 vite është largimi i shqiptarëve nga vendi i tyre (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela (ASH), Ziadin Sela, tha se rezultati i vetëm i BDI-së në këto 20 vite është largimi i qindra mijëra shqiptarëve nga vendi i tyre, shkruan gazeta LAJM. “Sot kemi më pak nxënës se dje. Dhe fatkeqësisht, rezultati i vetëm i BDI-së, janë qindra mijëra shqiptarë që janë larguar dhe që kanë lëshuar trollin e bëbës dhe gjyshit e stërgjyshit. Ky është rezultati i BDI-së. Mendoj që këto rezultate do t’i festonte Rankoviqi dhe Milloshoeviqi sepse ai këtë qëllim final e kishte, t’i largojë shqiptarët nga vendi i vetë”, tha Sela.

Sela komentoi edhe manifestimet e organizuara me rastin e 20 vjetori të BDI-së. “Ishte një cirk i shëmtuar që bëhen në kohën kur shqiptarët jetojnë më keq, që bëhet në kohën kur fatkeqësisht rezultati më evidenti që e thotë secili, që unë e kam thënë para ca vitesh, ne s’kemi kohë për të humbur, ne duhet të sjellim ndryshimin dhe shpresën sepse kam frikë se nesër do të kemi më pak nxënës se sa kemi sot”, u shpreh Sela për gazetën LAJM.