Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje, dhe shtoi se, nuk ka asnjë rrezik nëse respektohen rekomandimet zyrtare të mbajtjes së distancës dhe maskës për fytyrë.
“Qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment, një herë për ta sjellë ndryshimin e shumë pritur brenda për brenda shoqërisë shqiptare. Gradualisht duke u përkrah vetëm një parti dhe 18 vite duke qenë në pushtet, natyrisht që ndodhin fenomene devijante brenda për brenda asaj partie dhe pasojat e së cilës i vuan populli dhe qytetarët. Ka ardhur koha që të sjellim ndryshimin dhe të ndërrohet pushteti. Vetëm nëpërmjet ndërrimit të pushtetit sa më shpesh, edukohet politika dhe politikani dhe ne filtrojmë dhe zgjedhim politikanë më të mirë”, deklaroi Sela.
Ai në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA shtoi se qytetarët presin shumë nga Qeveria e ardhshme, pasi siç u shpreh, politikat dështake të partisë shqiptare në pushtet që nga viti 2008 e deri më sot, nuk u kanë sjellë asgjë.
“Vet fakti që janë ofertat e njejta don të thoqë që kanë dështuar në realizimin e tyre. E vërtët është që përveç kësaj fushate ne këmi bërë edhe një parafushatë që ka nis nga nëntori dhe kemi përfunduar fundin e shkurtit. Ekspert i madh nuk duhet me qenë për të përpiluar një program që të rritet cilësia e jetës te shqiptarët. Por, eksperti më i mirë është ai qytetarë i cili ka halle”, tha Sela. /SHENJA/