Sela për deklaratën e Ahmetit në ClickPlus: Jam i gatshëm për debat

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është shprehur i gatshëm që të debatojë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, pasi ky i fundit, mbrëmë në Click Plus deklaroi se është “për” debat me opozitën shqiptare, por fillimisht të caktohet një përfaqësues i saj.

Në takimin joformal me gazetarët, edhe pse Sela tregoi gatishmëri, sërish shprehu bindjen se “Ahmeti do t’i ikë debatit”, raporton TV21.

Sa i takon asaj që të caktohet një përfaqësues i opozitës, Sela tha se me partnerin e koalicionit, Afrim Gashin e Alternativës do të vendoset se kush mund të marrë pjesë në debat.

Por sërish ai përsëriti, se edhe sikur të merremi vesh me Gashin, “Ahmeti do t’i ikë debatit, siç ka bërë gjithmonë deri më tani”./TV21