Sela: Nëse vlera matëse e politikës është Artoni, atëherë politika qenka palaçllëk

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në tubimin qendror në Gostivar, tha se nëse njësia matëse e politikës është Artoni, atëherë politika qenka pallaçllëk.

“E nëse vlera matëse e politikës është Artoni, atëherë politika qenka pallaçllëk dhe asgjë tjetër. Kur vlera matëse është Halili, kur vlera matëse është Afrimi, kur vlera matëse është Vjollca, e kur vlera matëse është Remziu, e Luli, Iseni, Albani, e kur vlera matëse është Arbeni, atëherë politika është nder dinjitet, guxim, përgjegjësi dhe mbi të gjitha është amanet, që ua lejnë fëmijëve në trashëgimi, për të qenë më e ndershme, më e ndritur, kjo ardhmëri”, ka deklaruar Sela. /SHENJA/