Një ndër qëllimet e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe nxitja e diaposporës për tu regjistruar përmes aplikacionit onlajn, ka thënë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili po qëndron tokën amerikane. Në një intervistë pr Zërin e Amerikës, ai ka sqaruar se vendimi për shtyerjen e regjistrimit ka dëshpëruar rëndë diasporën dhe ka qenë shkak për ndërprerjen e fluksit të regjistrimit që morri hov paraprakisht.
“Po një ndër qëllimet e vizitës është edhe kjo, të nxitet diaspora që të vazhdojë me regjistrimin. Por, nga ana tjetër diaspora është zhgënjyer prej momentit të ndërprerjes së këtij regjistrimi, ose të shtyerjes, aq më tepër që besimi në institucionet e Maqedonisë së Veriut nga shqiptarët është i ulët për shkaqe të kuptueshme, sepse janë parë si qytetarë të kategorisë së dytë dhe të tretë gjithë kësaj periudhe”, tha Sela për VOA.
Në këtë intervistë, Sela tha se ekziston rreziku që vendimet e fundit të dakorduara nga dy liderët maqedonas dhe të mbshtetura edhe nga kreu i BDI-së, ti hapin shkas edhe Gjykatës Kushtetuese q të shfuqizojë procesin e rregjistrimit. Ai paralajmëron se një rrezik i tillë ekziston edhe për shkak të interpretimeve dhe ndërhyrjeve qëë janë bërë në terminologjinë për “evidentimin” apo “verifikimin” e diasporës. Në deklaratën për Zërin e Amerikës, programin në gjuhën shqipe, kreytari i Aleancës për Shqiptarët, tha se Ahmeti ende pa dhënë llogari për shtyerjen e regjistrimit të vitit 2011, solli vendim të ri për shtyerjen e regjistrimit të këtij viti dhe këto sipas tij nuk janë sinjale të mira.
VIDEO: https://fb.watch/6swPLwopQR/