Ziadin Sela la të hapur mundësinë për të qenë pjesë e qeverisë, por vetëm nëse plotësohen tre kushte kryesore: miratimi i ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht zhbllokimi i procesit të integrimit në BE, zëvendësimi i termit “20%” me “gjuha shqipe” në Kushtetutë, si dhe vendosja e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese.
“Fillimisht ndryshimet kushtetuese – zhbllokimi i BE, heqja e 20% – futjen e gjuhës shqipe më Kushtetutë dhe vendimet që sillen me parim Badenteri, të jetë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Këto do të ishin tre tema, në qoftë se do të realizoheshin fillimisht, atëherë do të mund të negociohet me Aleancën për Shqiptarët”, tha Sela kur u pyet nëse ekziston mundësia që ai të bëhet pjesë e Qeverisë.




