Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela është prononcuar lidhur me tërmetin në Turqi. Sela nëpërmes “Facebookut”, ka thënë se të gjithë duhet të lutemi për të shtuar durimin tek çdo i prekur, përcjell TV21.
“Më mirë se shqiptarët në këto momente, askush nuk mund të kuptojë dhimbjen e thellë që po përjeton populli turk. Në emrin tim personal, dhe të Aleancës për Shqiptarët shpreh ngushëllimet e thella për viktimat që ndërruan jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Turqi. Solidarizohemi me dhimbjen e banorëve të prekur nga tërmeti. Le të lutemi për të shtuar durimin tek çdo i prekur nga kjo fatkeqësi natyrore!”, ka shkruar Sela./TV21/