Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, përcjell in7
Sela thekson se kjo datë duhet të na kujtojë sa e shtrenjtë është liria dhe çfarë amaneti mbajmë mbi supet sot
Postimi i plotë
Më 12 Qershor, 23 vite më parë Kosova u çlirua nga okupimi sërb, paqja triumfoi mbi terrorin dhe liria mbi robërinë.
E gjithë kjo do të ishte e pamundur pa heroizmin e familjes Jashari dhe ushtarëve të UÇK-së, mendjen e ndritur të dr.Ibrahim Rugovës dhe intervenimin e aleatëve të NATO-s.
Kjo datë duhet të na kujtojë sa e shtrenjtë është liria dhe çfarë amaneti mbajmë mbi supet sot./in7.tv/