Sela kërkon debat me Zaevin: Nëse Gruevski kishte arsye të më vriste, t’i çfarë arsye kishe për thikën pas shpine

Kryetari i ASH-se, Ziadin Sela, ka kerkuar debat me kryeministrin Zoran Zaev. Sela e akuzoi Zaevin se i ka punuar pas shpine duke filluar nga zgjedhjet lokale kur i ndihmoi BDI-se ta fitonte Strugen ndersa e ka luftuar edhe gjate kohes kur ishin bashke ne qeveri.
“Nëse Gruevski kishte arsye të më vriste më 27 Prill, sepse do t’i ndodhte ajo ç’farë i ndodhi, atëherë çfarë arsye kishte Zoran Zaev të më ngulte thik pas shpine në disa raste, duke filluar nga Zgjedhjet Lokale në Strugë, ku drejtëpërsëdrejti më luftoi mua personalisht, edhe pse ishim pjesë e Qeverisë ku unë ia shpëtova kokën”, tha Sela.