Sela: Jemi në rrugë të mbarë për të zgjidhur çështjen e shtetësisë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela menjëherë pas takimit të realizuar me kryeministrin Zoran Zaev u shpreh se janë në rrugë të mbarë për t’i dhënë fund problemit me shtetësinë. Sipas Selës përmes marrëveshjes parashikohet që të gjithë qytetarët që kanë lindur dhe jetuar mbi 30 vjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të mund të pajisen me shtetësi.
“Jemi në rrugë të mbarë për të arritur marrëveshje,. Por do duhet edhe njëherë t’i rishqyrtojmë të gjitha pikat e ligjit që të kemi një variant final, të cilin do tua japim edhe mediave. Përmes këtij ligji ne synojmë që të gjithë qytetarëve që kanë jetuar nga 30 vite e me tepër në Maqedoni të mos ngelin pa shtetësi. Jemi në rrugë të mbarë në drejtim të zgjedhjes së kësaj problematike dhe besoj se shumë shpejtë në fillim të javës tjetër ne do të dalim me qëndrimin final, nga ku do të mësohen të gjitha çështjet e dakorduara”, tha Sela.