Sela i përgjigjet Zejdit: Njeriu kur ka ndonjë hall gjen arsyetime pa bazë (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, i ka hedhur poshtë pretendimet e deputetit Skender Rexhepi-Zejd, i cili paraditen e sotme tha se kryetari i ASH-së i ka thënë që në listën e deputetëve për rrëzimin e Qeverisë nuk janë nënshkruar ata të partisë “E majta”, shkruan gazeta LAJM. Sela tha se keto pohime jane te paverteta.

“Njeriu kur ka ndodnjë hall mundohet të gjejë arsyetime të pabaza dhe gjënjeshtra. Kërkush nuk është fëmijë. Gjithsecili e din që lista që është nënshkruar, është nënshkruar për ta rrëzuar qeverinë dhe natyrisht, ideja e rrëzimit të Qeverisë është për të rrëzuar një qeveri e cila s’kishte se si të ndodh ndryshe por të shndërrohet në një regjim hibrid. Ideja bazë e një shumice të re, siç jam deklaruar edhe në paraqitjet e mia është që qytetarët t’i bëjë më të lirë. Kur flasim për lirinë kërkush nuk ka nevojë ta manipulojë dikë. Nuk dua të merrem me detaje sepse aspak s’janë të vërteta ato që kam dëgjuar, nuk kam nevojë të mashtrojë dikë. Gjithmonë ka qenë I hapur. Ideja është kjo, liria e qyetarëve”, tha Sela.