Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë për gazetën LAJM, ka deklaruar se, nëse fiton zgjedhjet, do të angazhohet që të gjithë kriminelët e politikës të përfundojnë prapa grilave, pavarësisht përkatësisë entike apo partike.
Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re, Sela thotë se do të kërkojë hetim ndërkombëtarë për rastet e montuara. Ai premton reformimin e gjyqësorit për t’i dhënë fund dënimeve selektive.
Sela, ka folur edhe për statusin e pazgjidhur të UÇK-së.
Kreu i ASH-së, ka komentuar edhe idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar në RMV, për të cilën ka thënë se është vetëm manipulim i radhës i Ali Ahmetit.
Lideri opozitar, ka thënë se është i gatshëm që të sjellë ndryshimin te shqiptarët e RMV-së pas zgjedhjeve të 15 korrikut, ndërsa ka folur për edhe sondazhet e fundit që e favorizojnë koalicionin ASH-AAA në kampin politikë shqiptar.
Intervistën e plotë, në të cilën Sela flet edhe për misionin e kufizuar të OSBE-së në zgjedhje dhe hapjen e kufijve, mund ta ndiqni në videon më poshtë.
Sela: Hajnat e BDI-së prapa grilave pas zgjedhjeve – rigjykim për rastet e montuara (VIDEO)
Sela: Hajnat e BDI-së prapa grilave pas zgjedhjeve – rigjykim për rastet e montuara (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Saturday, June 20, 2020