Ziadin Sela tha se ata kanë shprehur përkrahje të ndërsjellët me Lëvizjen BESA e cila përkrahje mes tyre është bërë publike.
“Ju kam përcjell zotit Kasami që fitorja në Tetovë, do të jetë gjë e mirë për ndryshimet që duhet të vijën brenda shoqërisë shqiptare. I kam thënë mos harro edhe një gjë, nëse do që fitorja të jetë e sigurt dhe e plotë, nuk është në dorën time, por në dorën tënde që të ja marrësh mekanizmin pushtet BDI-së nga duart,që jo për ndonjë gjë tjetër, që të mos shantazhoj qytetarët në ditën e zgjedhjeve”, tha Sela.
Ai tha se përgjigjet do të merren në ditën e hënë.
Sela tha se pas zgjedhjeve duhet ë bëhet një analizë e thuktë dhe e mirëfilltë për rezultatin e Aleancës për Shqiptarët për Tetovën.
Maqedoni Sela: Fitorja e Kasamit në Tetovë do të jetë e plotë nëse...