Sela: BDI për 18 vite nuk ka ngritur zërin për çështjen e nënshtetësisë

Sa i përket BDI-së, dhe gatishmërisë së tyre për të mbështetur propozimet, Ziadin Sela tha se ata e kanë dërguar Ligjin gjithë grupeve parlamentare përfshirë këtu BDI-së.

“Është e dhimbshme që një subjekt politik që krenohet që ka ndërruar shumë kryeministra, që krenohet se kanë fituar zgjedhjet, është një dëshmi se sa këta nuk janë kujdesur dhe se popullin e kanë llogaritur vetëm ditën e zgjedhjeve. Sepse këta njerëz pa shtetësi janë popull. 18 vite në qeveri ata nuk e kanë ngritur këtë temë, janë bashkëfajtor sikurse ata që kanë sjell ligje për të mohuar shtetësinë e këtyre personave”, tha Sela.

Ai tha se ky ligj është i drejtë, i njerëzishëm dhe human dhe se nuk ka asnjë argument për ta ndëshkuar. Sipas tij BDI mund të ushtroj presion për ta votuar këtë ligj.

“Pa 15 deputetët e BDI-së nuk ka qeveri, ashtu si edhe pa 4 deputetët e Besës dhe pa ata nuk ka 62. Nëse unë do të isha pjesë e qeverisë, unë do ta kisha bërë këtë”, u shpreh Sela. /SHENJA/