Sela: Askush nuk e di çfarë po ndodh me Talat Xhaferin

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i pyetur në lidhje me seancën e djeshme, tha se askush nuk po e dinë se çfarë po ndodh me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai ka thënë se askush nuk ka përgjigje për sjelljen e tij.

“Të thërrasësh seancë në orën 19.20, në vaktin kur është iftari, kur ata deputetë tërë ditën kanë agjëruar. Të flasësh për rregullore dhe të mos ta kesh të qartë se kuvendi punon prej 11 deri në 18.00, nëse ka nevojë me vendim të kryetarit seanca vazhdon, por dihet saktë se cilat seanca zgjasin deri në orën 24:00, ato ku debati nuk është një ditë, kur miratohet buxheti”, u shpreh Sela, raporton SHENJA.