Sekuestrohen pronat e Abramoviç me vlerë 25 miliardë paund

Franca ka sekuestruar 20 miliardë paund pasuri të Roman Abramoviç, pronarit të klubit të famshëm anglez Çelsi, i cili njihet si një ndër oligarkët që bëjnë pjesë në rrethin e ngushtë të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas BBC, janë sekuestruar 11 prona dhe një vilë në rivierën franceze. Ndërkohë, edhe ishulli Jersey, që ndodhet midis Francës dhe Anglisë, ka sekuestruar asete të tij me vlerë 5 miliardë paund.

Abramoviç u deklarua si njeriu më i pasur i këtij ishulli në vitin 2018.

55-vjeçari u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Për shkak të këtyre sanksioneve, Abramoviç u detyrua që të nxjerrë në shitje klubin e Çelsit për shifrën e 3.3 miliardë eurove.