Sekuestrohen 10 kg drogë në Tiranë, prangosen dy persona

Policia në Tiranë ka sekuestruar 10 kilogramë drogë, i dyshuar si kanabis sativa, derisa janë arrestuar dy persona.

Gjatë operacionit policor, u sekuestrua edhe një armë gjahu pa leje, një automjet dhe tri aparate celulare, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.