Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një prononcim për mediet nga Korça ka dhënë mesazhe për nisjen e aksionit të fuqishëm politik.
Pas takimit me strukturat lokale në këtë zonë ai ka folur rreth aksionit për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.
Tedi Blushi: U garantoj se do t’i japim goditje shembullore bandës së Ramës.
Gjatë fjalës së tij Blushi ka sjellë në vëmendje dhe paketën e ndihmës për qytetarët e Kosovës nga qeveria Kurti prej 150 milionë eurosh.
Blushi thotë se ndërkohë që qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dy nisma në mbrojtje të famljeve në nevojë, Rama nuk ka asnjë paketë.




