Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., një skeptik ndaj vaksinave, ka shkarkuar të gjithë 17 anëtarët e një komiteti që lëshon rekomandime zyrtare qeveritare mbi imunizimet.
Duke njoftuar këtë veprim në një editorial në Wall Street Journal, Kennedy tha se konfliktet e interesit në Komitetin Këshillimor për Praktikat e Imunizimit (ACIP) ishin përgjegjëse për minimin e besimit në vaksinime.
Kennedy theksoi se donte të “sigurohej që populli amerikan të merrte vaksinat më të sigurta të mundshme”.
Mjekët dhe ekspertët e shëndetit kanë kritikuar vënien në pikëpyetje të gjatë të sigurisë dhe efikasitetit të një numri vaksinash nga Kennedy, megjithëse në seancën e konfirmimit të tij në Senat ai tha se “nuk do t’i heqë ato”.
Të hënën ai tha se po “pensiononte” të gjithë anëtarët e panelit të ACIP. Tetë nga 17 anëtarët e panelit u emëruan në janar 2025, në ditët e fundit të mandatit të presidentit Joe Biden.
Shumica e anëtarëve janë mjekë praktikues dhe ekspertë të lidhur me qendrat kryesore mjekësore universitare.