Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ukraina mund ta fitojë luftën nëse i ka pajisjet e duhura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë vizitës së tij në Kiev të Ukrainës, ka thënë se atje dukej se gjërat kanë filluar të normalizoheshin.

Austin thotë se natyra e luftës në Ukrainë ka evoluar kështu që ka nevojë për armë me rreze të gjatë dhe ka shprehur nevojën për tanke.

“Hapi i parë për të fituar është të besosh se mund të fitosh… Ne besojmë se ne mund të fitojmë, ata mund të fitojnë nëse kanë pajisjet e duhura, mbështetjen e duhur,” thotë ai.

Shefi i Pentagonit shton se Zelensky ishte mirënjohës për gjithçka që SHBA-ja po bën, por është i fokusuar në atë që i nevojitet më pas për të qenë i suksesshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.