Sejdiu porosi Ahmetit: 2% investime kapitale në zonat shqiptare, 700 mijë shqiptarë i detyruat të ikin jashtë

Nënkryetari i Levizjes BESA, Blerim Sejdiu përmes një postimi në fesjbuk ka thumbuar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me Korridorin 8.

Ja postimi i tij:

Kur Aliu mbrëmë tha se pas 20 viteve e kemi zbuluar projektin e fshehur të Korridorit 8 i cili qenka mbajtur i fshehur për 30 vite me rradhë, i tha dy të vërteta:

▪︎E para, pushteti i Ali Ahmetit ka qenë aq i dobët gjatë këtyre 20 viteve në qeverisje dhe kompetenca, saqë BDI-së iu deshtën dy dekada për t’a kuptuar këtë “fshehtësi” kapitale;

▪︎E dyta, përmes kësaj “mega fshehtësie” që na e zbuloi kreu i BDI-së dëshiron t’a arsyetojë veten e tij si lider dhe gjithë kabinetin e tij qeverisës, se për 20 vite nuk e kanë ditur këtë, (se gjoja) po ta kishin ditur do ta bënin me kohë!

Një gënjeshtër politike e lehtë lexuar!

Nëse për Korridorin 8 tani e paskeni kuptuar se ka ekzistuar 30 vite më parë, po si i arsyetoni ju projektet që 10 vite akoma nuk keni lëvizur një gurë:
》2 km rrugë Shkup – Bllacë;
》8 vite në Tetovë asnjë projekt i vetëm i realizuar;

Apo këto nuk i keni zbuluar ende?

Për ju shumë më mirë do ishte t’a thoni të vërtetën sepse nuk ka shqiptarë këtu, që këtë të vërtetë nuk e kupton. Me gjysmën e ministrave shqiptarë që gjithnjë keni pasur në ekzekutiv, e të arrini vetëm 2% investime kapitale në zonat shqiptare, kjo tregon se sa të pazhvilluar i keni mbajtur shqiptarët, të cilët ju votun dy dekada me radhë.

Por, mos me ju hyj ndër hak, ju keni vetëm një super investim kombëtar, deportimin e 700 mijë shqiptarëve nga vendlindja dhe super të aftë në vjedhje dhe pasurimin tuaj dhe funksionarëve të BDI-së!

Fundi i keq ju pret….”, ka shkruar Sejdiu.(INA)