Seedorf dhe Evra bëjnë krahasimin mes Mbappes dhe Leaos

Clarence Seedorf dhe Patrice Evra u munduan të krahasonin Rafael Leaon dhe Kylian Mbappen pas humbjes së Milanit në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, duke nënvizuar pse ky i fundit është në një nivel tjetër.

Kuqezinjtë humbën 3-0 me golat e Mbappe, Randal Kolo Muani dhe Lee Kang-in.

Para ndeshjes, shumë bënë krahasime midis Leaos dhe Mbappes, por ky i fundit pati një ndikim shumë më të madh në Parc des Princes.

Duke folur në Amazon Prime Video, Seedorf fillimisht u pyet për krahasimet midis Leao dhe Mbappe.

“Nuk ka asnjë krahasim me Mbappen për momentin. Vazhdimësia me të cilën francezi ka bërë gjëra prej vitesh është për t’u parë nga të gjithë, ndërsa Leao ka bërë gjëra të mira, por puna e tij në situata të caktuara nuk ka rrezik”.

Evra hyri më brenda, duke kërkuar të heshtë krahasimet, pasi për të francezi ëshyë më lartë.

“Është e pamundur të krahasohen Leao dhe Mbappe, po bëjmë shaka? Nga njëra anë është një vrasës, nga ana tjetër një lojtar që është i mirë, por argëtohet… nuk mjafton argëtimi për të fituar. Por siç thashë, më vjen keq sepse nuk dua të kritikoj një lojtar si Leao, sepse njerëzit e marrin futbollin për keq”, deklaroi Evra.

Seedorf më pas nënvizoi se çfarë duhet të bëjë Leao për të arritur atë nivel.

“Ai duhet të përmirësohet në lëvizjet e tij pa top. Ai ka vënë një numër të rëndësishëm mbi supet e tij dhe kritikat do të vijnë, por është e drejtë sepse ai gjithashtu e di se mund të bëjë më shumë”, deklaroi holandezi.

 

Ndërsa e ardhmja e Leaos nuk ka dyshime në Milan pas rinovimit të kontratës së tij të fundit, Mbappe më në fund mund të largohet nga PSG për Real Madrid verën e ardhshme.