Seancë e re për rastin “Titanik”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore.
Gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve, të propozuar nga prokuroria. Lëndën e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati, në “Titanik” janë të akuzuar edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, BIljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril TOdorovski, katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata janë të dyshuar për bashkim kriminel. shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. Rastin e hapi PSP, në mënyrë që më pas ta marrë Prokuroria publike, ndërkaq rasti sërish iu caktua prokurores publike Lile Stefanova.