Mot me vranësira dhe i ftohtë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe më i ftohtë. Në pjesët verioret dhe lindore në male dhe vende më të larta me kushte për borë të dobët. Në më shumë vende do të fryjë erë e fuqishme nga veriperëndimi, posaçërisht përgjatë Luginës së Vardarit.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga minus tre deri pesë, ndërsa ato të ditës prej dy deri 11 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, i ftohtë dhe periudha të diellit. Do të fryjë erë e fuqishme nga ana veriperëndimore.

Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm, me vranësira dhe kohë më të ftohtë, gjegjësisht me periudha të diellit dhe me erë mesatare dhe të fuqishme nga veriu. Në pjesët veriore të vendit, në vendet më të larta do të ketë kushte për borë. Të shtunën parashihet që borë të ketë edhe në vendet më të ulëta.