Seanca të dy komisioneve kuvendore

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për politikë të jashtme dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
Në rendin e ditës të seancës së 24-të të Komisionit për Politikë të Jashtme është vetëm një pikë dhe atë Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e diasporës.

Anëtarët e Komisionit Juridiko-Ligjvënës mes tjerash do të diskutojnë edhe për projektligjin për dëmshpërblimin monetar të viktimave nga dhuna.