Propozimin e Prokurorisë Publike për ndarjen e procedurës për të dyshuarit në rastin TNT, gjykata e ka hedhur poshtë si të pabazë.
Seanca e sotme u anulua për shkak të mungesës së të dyshuarit Toni Trajkovski, i cili dje u sulmua fizikisht, ndërsa sot u paraqit në Klinikën e Neurologjisë.
Gjykimi do të vazhdoj më 17 janar.
Paraprakisht për shkak të gjendjes shëndetësore të Trajkovskit, mbrojtja kërkoi që ndahet procedura kundër tij dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit, që do të nënkuptonte që ky proces të përfundoj vetëm për të akuzuarit Mile Janakievski dhe Nikolla Gruesvki, i cili është në arrati.