Në kuadër të projektit për rivitalizimin dhe ridisejnimin e sipërfaqeve të gjelbëra publike në qytet, gjatë periudhës që vijon në Shkup do të fillojë ndërtimi i katër sipërfaqeve të reja të gjelbëra moderne.
Ky projekt realizohet gjatë dy viteve të fundit nga Qyteti i dhe Qendra për inovacione e Qytetit të Shkupit (Skopje Lab).
“Qëllimi kryesor është rivitalizimin i hapësirave publike të lëna pas dore me ndërtimin e zonave të reja moderne (shesheve), të cilat do të ofrojnë hapësirë më të mirë cilësore për relaksim, pushim dhe shoqërim të qytetarëve. Sheshet e reja do të kenë dizajn modern, dhe të njëjtat do të mbushen me shumë gjelbërim dhe pajisje moderne urbane”, njoftoi sot Qyteti i Shkupit.
Ata theksojnë se në kuadër të këtij projekti është realizuar sondazh në të cilin qytetarët propozuan lokacione që do të ishin lëndë ridizajnimi dhe rinovimi të plotë. Si rezultat i këtyre hulumtimeve, dhe me sugjerimin e qytetarëve, Qyteti i Shkupit në periudhën e ardhshme do të ndërtojë katër zona publike të reja moderne – sheshe në vendet në vijim:
Mes bulevardit “Ilinden” dhe rrugës “Nikolla Tesla” në Karposh, në sipërfaqe prej 1470 metra katror, para dhe pas ambulancës “Mlin Ballkan” në Qendër në sipërfaqe prej 585 metra katror. Mes bulevardit “Jane Sndaski” dhe rrugën “23 Tetori” para Ramstorit dhe Stopanska Bankës në Aerodrom, në sipërfaqe prej 2.000 metra katror dhe në bulevardin “Jane Sandaski” para ëmbëltores “Palma” në Aerodrom në sipërfaqe prej 1.068 metra katror.
Siç informojnë autoritetet e qytetit, rivitalizimi i sipërfaqeve të vjetra të lëna pas dore do të vazhdojë edhe gjatë periudhës që vijon në shumë lokacione nëpër Shkup.