Së paku 14 vdekje në SHBA që lidhen me stuhinë e borës

Të paktën 14 persona kanë vdekur në disa shtete të SHBA-së që lidhen me stuhinë dimërore, ndonëse në disa raste thonë se është ende herët për të përcaktuar saktë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Në Tennessee, zyrtarët kanë konfirmuar tre “vdekje të lidhura me kushtet e motit”. Dy “vdekje të lidhura me stuhinë dimërore” janë raportuar në Louisiana. Në Teksas, një media lokale ka raportuar se policia ka thënë se vdekja e një burri, i gjetur në një pompë karburanti, mund të ketë qenë si pasojë e problemeve shëndetësore, kushteve të motit, ose një kombinim i të dyjave. Po ashtu në Teksas, një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në një aksident gjatë rrëshqitjes me sajë. Në Massachusetts, CBS ka raportuar se një grua ka vdekur pasi është goditur nga një mjet për pastrimin e borës. Në Kansas, policia ka njoftuar se një grua është gjetur e mbuluar nga bora dhe dyshohet se ka vdekur si pasojë e hipotermisë. Në New York City, kryetari i qytetit, Zohran Mamdani, ka bërë të ditur se të paktën pesë persona kanë humbur jetën, por ka theksuar se “është ende herët për të përcaktuar shkakun e vdekjes”.