SDSM-ja si fosile e titizmit!

Shkruan: Medai Shaholli

SDSM-ja, si fosile dhe pasardhësja e komunizmit jugosllav nuk ka ndryshuar as është reformuar, madje edhe pas afro një shekulli ajo vazhdon të mbaj ato qëndrime shovene ndaj shqiptarëve që nga koha e vetëqeverisjes socialiste e deri më sot.

SDSM-ja, si pinjollja e ish LKJ-së, nuk ka marrë asnjëherë guximin të reflektoj dhe të distancohet nga krimet e diktataturës jugosllave gjatë “qeverisjes socialiste” ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm pse deklaroheshin si shqiptarë dhe se për shtet amë njihnin “Nënën Shqipëri” dhe jo Jugosllavinë titiste.

Për më tepër ajo ende vazhdon të mbajë dhe të ruaj atë qëndrim shoven ndaj shqiptarëve me refuzimin dhe mosgatishmërinë e saj për ta hequr 20% e turpit nga kushtetuta me rastin e ndryshimeve kushtetuese që do duhej të ndodhin pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, duke vazhduar kështu rrugën e paraardhësve të saj si modeli më i mirë i praktikave të vjetëruara të ish LKJ.

SDSM-ja ishte pjesëmarrëse e persekutimi të shqiptarëve në ish Jugosllavi që nga përfundimi i LDB, derisa në vitin 1981 hoqën maskën e internacionaliznit mes popujve, kur shovinizmi serb dhe ai sllavo-maqedono-malazias, së bashku mori hov duke ngritur platformën antishqiptare tashmë të njohur si ajo kundër ‘nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar’ në mbarë ish Jugosllavinë .

Nga ajo politikë e urrejtjes dhe nga ajo platformë antishqiptare nuk është distancuar SDSM-ja e Dhimo Kovaçit, përkundrazi, ajo mbron dhe me fanatizëm në preambulën e kushtetutës rolin udheheqës të popullit sllavo-maqedon si kombi i vetëm avangard i supremacisë së “drzhavës”, ku pakicat e saj si shqiptarët, turqit, romët, vllehët dhe të tjerët kanë rol dytësor në përfaqësimin e përbërjes etnike të “drzhavës”.

Një tjetër shfaqje e shovinizmit dhe e përdhosjes së identitetit kombëtar ndaj shqiptareve është mbajtja dhe ruajtja me çdo çmim mosndryshimi i heqjes së njollës së turpit të 20% nga kushtetuta!

Kjo është SDSM-ja, anëtare e Internacionales Socisliste Europiane, ku brenda saj nuk përmban dhe nuk shfaq solidaritetin mes popujve të ndryshëm por, përkundrazi ajo akoma ruan dhe shpreh urrejtjen nacionale ndaj shqiptarëve dhe njëkohësisht praktikon pabarazinë në përbërjen etnike të “drzhavës”, duke e ruajtur supremacinë e pushtetit vetëm për ta.

SDSM-ja as sot nuk është e gatshme t’ua njoh shqiptarëve atë të drejtë të identitetit gjuhësor që kërkon nga Bullgaria t’ua njoh atyre si e drejtë legjitime e gjuhës së dhe e identitetit sllavo-maqedon.

Këtij qëndrim shoven ndaj gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në keto troje, si nga SDSM-ja ashtu edhe nga VMRO-ja, i vjen në ndihmë solidariteti dhe qëndrimi lojal e besnik i kompromisaxhinjve tanë të subjekteve tona politike, ku për një çikë pushtet dhe për ca llokma të pushtetit ata kanë groposur interesat kombëtare.

Sot para zgjedhjeve parlamentare SDSM-ja si pasardhësja e Gligorovit dhe e Kolishevskit, paraqitet para elektoratit shqiptar me dy shpirtra të shitur shqiptarë si kandidatë për deputetë, njëri në Shkup dhe tjetri në Zhelinë, ku i kërkojnë shqiptarëve votën “për një jetë më të mirë” që nuk ia sollën kurrë, megjithëse nuk e njohin identitetin gjuhësor të shqiptarëve por vetëm si gjuhë e 20%!

Është në nderin e subjekteve politike shqiptare që nëse duan ta rikthejnë besimin në popull dhe nëse u ka mbetur pak dinjitet dhe gjak shqiptarie, ku me rastin e ndryshimeve kushtetuese t’i kushtëzojnë partitë maqedonase se cilado që fiton zgjedhjet e 8 majit, se pa fshirjen e nofkës se turpit nga kushtetuta siç është 20%, nuk do të votojmë ndryshimet kushtetuese.

Mbrojtja e intresit kombëtar nga subjektet politike shqiptare si detyrë dhe pergjegjësi është edhe fshirja nga kushtetuta e “drzhavës”, njolla e përdhosjes së gjuhës shqipe me emërtimin e turpit si shifër e 20%.

Ky është rasti i artë për subjektet politike që ta rikthejnë dinjitetin e humbur kombëtar të shqiptarëve në trojet tona etnike që nga shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar e deri më sot.

Në të kundërtën, heshtja dhe votimi i ndryshimeve kushtetuese pa hequr njollën e turpit nga kushtetuta për të gjitha subjektet politike që do ta votojnë ndryshimin e kushtetutës duke i futur bullgarët si pjesë e mozaikut të pakicave etnike brenda saj, përbën tradhti të lartë kombëtare.

Ndaj, mos i besoni fosileve të së shkuarës dhe as komitëve, sepse ata duan të ruajnë supremacinë përballë shqiptarëve si despotët në raport me vasalët e tyre.