S’do ketë teknologji të vijës së golit në La Liga

La Liga ka vendosur të mos ketë teknologjinë e cila tregon që topi ka kaluar vijën e golit.

Teknologjia e fundit në futboll e ka bërë më të lehtë identifikimin e parregullsive të ndryshme, por qe di të jetë edhe e kushtueshme.

Së fundmi në Spanjë është raportuar që teknologjia e vijës së golit në La Liga nuk do jetë më, përcjellë lajmi.net.

Kjo për arsye që presidenti i saj, Javier Tebas së bashku me drejtuesit e ligës spanjolle kanë njoftuar që nuk duan të paguajnë tarifën prej tre milionë euro për të.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtare nga ana e tyre, por me shumë gjasë nuk do jetë kjo teknologji në La Liga