Schumacher dërgohet në Majorka, në vilën e Perez

Gruaja e tij, Corina Schumacher, për një shumë prej 30 milionë euro ka blerë vilën e bukur, që deri para pak ditësh ishte në pronësi të Perez.

Kjo ndërtesë mbulon një sipërfaqe prej 15,000 metra katrorë, dhe posedon të gjitha ato që nevojiten.

“Po, është e vërtetë që Michael Schumacher do të vijë në vendin tonë,” konfirmoi Katja Ruar, kryebashkiaku i Majorka.

Michael Schumacher njihet si një nga shoferët më të mirë që ka pasur Formula 1 gjatë historisë.