“Schatzit po vijnë”, shkrimi interesant i mediave gjermane për dasmat në Kosovë

Gazeta austriake Der Standard ka publikuar një pjesë të shkurtër nga një reportazh që do të publikohet sonte në mediat gjermane, sa i përket dasmave në Kosovë. Ata kanë intervistuar një organizuese dasmash, për të cilën thonë se siguron jetesën nga këto të ardhura.

“Një verë për t’u dashuruar dhe ethet e dasmës në Kosovë: Këshilla televizive për të premten”, mban titullin ky artikull.

Madje në këtë shkrim thuhet se njerëzit që jetojnë në diasporë në Kosovë i quajnë si ‘Schatzi’, të cilët janë klientët më të mëdhenj që organizojnë dasmat e tyre.

“Schatzis po vijnë – ethet e dasmës në Kosovë” – Shemsije Dërmaku është një planifikuese dasmash në Prishtinë dhe mund të sigurojë jetesën prej saj. Shumica e klientëve të tyre janë “Schatzis”: Kështu i referohen vendasit njerëzit që kanë emigruar nga Kosova dhe të cilët tani dërgojnë rregullisht para në shtëpi”, thuhet në këtë shkrim./Bota sot