Scaloni në lidhje me eliminimin e Italisë: Ata u përjashtuan në mënyrë të pamerituar

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, tha se Italia u përjashtua në mënyrë të pamerituar.

Italia e Roberto Mancinit, për herë të dytë radhazi nuk do jenë në Kupën e Botës.

Ata u mposhtën 1:0 në minutat shtesë, nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen e play-offit për Botëror.

Në lidhje me eliminimin e Italisë foli edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni. Ai tha se Italia është një nga skuadrat më të mira në botë dhe u përjashtuan në një mënyrë të pamerituar.

“Ata u përjashtuan në mënyrë të pamerituar, janë një nga skuadrat më të mira në botë dhe janë kampionë të Evropës”, tha Scaloni, transmeton lajmi.net.

Është hera e parë në historinë e kombëtares italiane, që nuk marrin pjesë në dy Botërore radhazi, pasi kishin dështuar edhe në Kupën e Botës, Russia 2018.