Trajneri i Argjentinës , Lionel Scaloni, ka thënë se beson se Lionel Messi mund të luajë në Kupën e Botës të vitit 2026.
Messi, 35 vjeç, udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Katar muajin e kaluar dhe vazhdimisht tha gjatë gjithë turneut se do të ishte Botërori i tij i fundit.
“Unë mendoj se Messi mund të arrijë në Botërorin e ardhshëm. Do të varet shumë nga ajo që ai dëshiron dhe çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës, që ai të ndihet mirë. Dyert do të jenë gjithmonë të hapura. Ai është i lumtur në fushë dhe për ne kjo do të ishte mirë”, tha Scaloni.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain tha se do të vazhdonte të luante për Albiceleste në të ardhmen e afërt pasi më në fund fitoi trofeun e vetëm që i mungonte.




