Sasoli: Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt BE-së

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, përmes Tuiterit e uroi zgjedhjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe qeverinë e re.

“Urime për Zoran Zaevin për rizgjedhjen e tij Kryeministër të Maqedonisë së Veriut. Të vazhdojmë me progresin e mirë që vendi e ka realizuar drejt inkuadrimit në BE. Parlamenti Evropian gjithmonë do të jetë mbështetës i fuqishëm i kësaj rruge”, shkruan Sasoli në Tuiter.