Më së shumti shi, 55 litra për metër katror, në 24 orët e fundit kanë rënë në Demir Kapi, në Gjevgjeli 47, në Mavrovë 24, Strumicë 19, ndërsa 15 litra në Shkup, ka njoftuar DPHM.
Në Mavrovë ka tre centimetra borë, ndërsa në Lazaropole një centimetër.
Edhe sot do të ketë edhe reshje shiu, ndërsa në male borë ku do të rritet shtresa e dëborës. Në disa vende, sidomos në pjesët jugore, reshjet do të jenë më të shumta (mbi 15 l/m²). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 4 deri në 9 gradë.
Në Shkup me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 6 gradë.