SASHK dhe Ministria e Arsimit do të vazhdojnë bisedimet te premten

Erdhën me optimizëm se do të ketë progres në bisedime me ministrinë e Arsimit, por dolën pa asnjë marrëveshje konkrete, ndërsa nuk dhanë as deklarata me qëllim që, sic thanë, negociatat të përfundojnë jenë të suksesshme.

“Në interes të bisedimeve kemi rënë dakord të mos jepen deklarata konkrete, numra apo informacione të tilla me qëllim që të përfundojnë të suksesshme, kaq mund të them. Ne jemi gjithmonë optimist dhe besoj se do të gjejmë zgjedhje e cila është në interes të të gjithëve”, deklaroi Zenafer Bajmak Grozdanov, Përfaqësues i SASHK.

Siç informuan nga SASHK, takimi i radhës pritet të mbahet të premten, e deri atëherë Ministria e Arsimit me atë të Financave të bëjnë përllogaritjet e nevojshme, për rritjen e pagave të mësimdhënësve.

Sa i përket vitit shkollor, kreu i SASHK, Jakim Nedellkov nuk sheh arsye që ai të mos përfundojë më 10 qershor, por megjithatë theksoi se Byroja për zhvillimin e arsimit do të vlerësojë se sa orë mësimore u mungojnë mësimdhënësve dhe për këtë të bëhet program që do të realizohet deri më 10 qershor, me çka viti shkollor do të përfundonte në përputhje me ligjin.

“Ka një bazë, ministri i Arsimit ka diskrecion që të verifikojë vitin si të përfunduar pas 100 ditëve të mësim të realizuar, nuk ka rrezik të shkelet një ligj ku 180 ditë mësimore nuk janë realizuar”, tha Jakim Nedellkov, Kryetari i SASHK-ut

Temë në opinion ishte edhe shkurtimi i pagesës, pra mos marrja e mëditjes për mësimdhënësit të cilët hynë në grevë, por për këtë MASH nuk mori përgjegjësi.

“Nga MASH theksuan se nuk janë përgjegjës për këtë, e këtë duhet ta zgjedhin Komunat dhe drejtorët e shkollave”, shtoi Zenafer Bajmak Grozdanov, Përfaqësues i SASHK-ut.

SASHK ka theksuar vazhdimisht se nëse deri më 8 maj të 10 ditëshit të parë të pezullimit të grevës nuk ka marrëveshje do të vazhdohen edhe 10 ditë të tjera e nëse pajtimi nuk jep fryte, greva në shkolla dhe çerdhe do të riaktivizohet. Sindikata kërkon rritje pagash prej 18.4% dhe përshtatje graduale me rritjen e pagës minimale. Qeveria në anën tjetër ka ofruar 12% dhe K-15 nga viti i ardhshëm.