Sarrazin: Kemi kërkuar sanksionimin e Radojçiqit, s’kemi kuorumin e duhur në Këshillin e BE-së

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është shprehur se kanë kërkuar kërkuar sanksionimin e Milan Radoiçiqit, por sipas tij nuk e kanë kuorumin e duhur në Këshillin e Bashkimit Evropian.

Sarrazin tha se politika e sanksioneve në Bashkimin Evropian është evropianizuar, “dhe unë besoj që ky është vendimi i duhur”.

Vendosen standarde evropiane për turizmin e aventurës në KosovëGara e kandidatëve për president, e varur nga nënshkrimet e qytetarëveLumbardhi me një dedikim për Kader Kicajn: Më mungonMaqedonci: Bazat ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën shqetësim për gjithë fakto…Të rinjtë në Dibër të varur nga lëndët narkotike
“Nuk është në mënyrë që secili në Evropë bën çdo gjë që do Gjermani, siç e dini ne kemi kërkuar sanksionimin e Milan Radoiçiqit për një kohë të gjatë. Por, fatkeqësisht nuk e kemi kuorumin e duhur në Këshillin e Bashkimit Evropian, sepse disa shtete anëtare të tjera të BE-së kanë mendime të tjera. Kështu që politika e sanksioneve nuk i takon vendimit të një shteti anëtar të vetëm”, është shprehur ai, për Klan Kosova.

Sarrazin ka folur edhe për çështjen e dinarit serb, të cilën e sheh të lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka theksuar se politikanët kosovarë duke mos marrë pjesë në takimet ku diskutohet për dinarin dalin më pak sovranë.

“Sa i përket çështjes së dinarit unë e shoh shumë të lidhur me dialogun. Nuk mendoj që politikanët duken më sovranë kur nuk janë të gatshëm të diskutojnë për masat që vendosen në Republikën e tyre, ata natyrisht mund të bëjnë të qartë rolin e institucioneve dhe qëndrimin e tyre. Por kur e mohoni që të bëhet biseda dhe e mohoni të mundoheni të bëni një zgjidhje, dhe nuk dukeni më shumë sovranë. Sovraniteti është qëllim i Kosovës, unë personalisht e mbështesë me gjithë zotimin tim, e di që ka biseda në zhvillim e sipër dhe pres që të gjithë të punojnë për zgjidhje për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Sarrazin.