Sarazin: E di që besimi ndaj BE-së në Maqedoni nuk është si para 5-10 vjetësh, por duhet të besoni

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania, Manuel Saratsin, është i ftuar në TV21 në emisionin “Click Plus”. Po debatohet për tema të ndryshme, njëra prej të cilave, është edhe integrimi i Maqedonisë në BE.

Saracin tha se është i vetëdijshëm se besimi i qytetarëve të Maqedonisë ndaj BE-së tani është më i ulët për shkak të bllokadave, por tha se Maqedonia duhet të vazhdojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

” E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera. Si në rastin e Malit të Zi, ata patën kushte të vështira për të formuar një qeveri… krizë kushtetuese… Kështu që tani ka mundësi për rezultate. Pastaj kemi rastin e Ukrainës. Ata kanë filluar të tregojnë rezultate, edhe pse sapo kanë filluar dhe kanë mbetur prapa në integrime. Prandaj, më duhet të them se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të vetëdijshëm se është koha për ndryshime historike dhe le ta shfrytëzojnë këtë kohë. Jo për të qenë të fundit, por për të marrë fatin në duart e tyre dhe për të ecur përpara. E di që çështja e ndryshimeve kushtetuese (në Maqedoni) nuk është e lehtë të bëhet, se nuk është diçka që njerëzit duan ta bëjnë… por është parakusht. Kjo është pjesë e marrëveshjes. Unë gjithashtu e di se besimi në BE nuk është i njëjtë me atë që ishte 5 apo 10 vjet më parë në Maqedoni. Por, unë ende mendoj se ju duhet t’i besoni BE-së. Jo sepse këtë herë do të jetë nga frika, por sepse Bashkimi Evropian është opsioni i qartë strategjik i këtij vendi dhe këtij rajoni”, tha Saracin.