Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri në emisionin “Debat në Shenja”, duke folur për buxhetin për vitin 2026, tha se 80% e amendamenteve të cilat janë propozuar nga opozita, në këtë rast nga BDI-ja, janë amendamente nga deputeti turk Sali Murat.
“Shumica e tyre kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës turke. Dmth, kjo është një lloj Pi-ari nga ana e pozitës, është strategji e tyre normalisht që çdoherë deputetët e opozitës të bëjnë zhurmë sa i përket ndarjes së mjeteve buxhetore, është detyrë e atyre, por kryesisht këto amendamente nuk kanë të bëjnë sa i përket realitetit. Ne si koalicion edhe me partnerin qeveritar që e kemi, paraprakisht konsultohemi dhe në ato institucione ku do t duhet ndonjë ndërhyrje të ketë, ne mund t’i bëjnë gjatë ribalansit të buxhetit ose me ndodnjë aneks shtesë”, tha Imeri.






