Saraji shënoi ditën e themelimit të komunës

Komuna e Sarajit sot shënoi 26-vjetorin e themelimit. Kreu i kësaj komune, Blerim Bexheti thotë se vazhdimisht po bëhen përpjekje maksimale për përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj komune.

“Falë egzistimit dhe funksionimit të Komunës së Sarajit jeta e qytetarëve të saj po përmirësohet vazhdimisht. Jemi krenar me të arriturat tona dhe jemi në përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e standardit të qytetarëve në çdo fushë të jetës”, ka shkruar mes tjerash Bexheti.

Kreu i kësaj komune gjithashtu bëri të ditur se sot është pensionuar njëri nga punëtorët e parët ë komunës.

“Gjithashtu sot shfrytëzuam rastin që ti urojmë pensionimin kolegut tonë Tenzi Beluli i cili që nga themelimi i shërbeu komunës me të gjitha kapacitet e tij. Falenderojmë kolegun për kontribut e tij dhe I dëshirojmë së pari shëndet dhe gjitha të mirat në këtë pjesë të jetës”, ka shkruar Bexheti.