“Sarajevo Safari”: Incizohet film dokumentar për gjuetarët perëndimorë që vrisnin njerëz e fëmijë në Sarajevën e rrethuar për “trofe gjuetie” (VIDEO)

Janë disa filma lufte, të prodhuara nga kinematografia boshnjake, madje-madje disa prej tyre janë shpërblyer me mirënjohje më të larta botërore. Megjithatë, horori i luftës të cilin e përjetuan të gjithë qytetarët e Bsonjës, sidomos boshnjakët myslimanë, ka mbetur i pa thënë (i pa ndriçuar, shënimi ynë). Imagjinata artistike ende nunk ka arritur ta tejkalojë realitetin dhe krimet ne Bosnjë Hercegovinë”, shkruan “thebosniatimes.ba”, transmeton gazeta Lajm.
Atë që e bënë dy sllovenët, të njohur si bosnofilë, të cilët gjatë luftës në Bosnjë Hercegovinë kishin ardhur në Bosnjë për ta inçizuar “luftën Live” në formë filmi me minutazh të gjatë, i afrohet zhanrit të filmave horor të luftës, të cilin e kanë përjetuar sarajlitë (qytetarët e Sarajevës). Vetë titulli i filmit “Safari Sarajevas” është asisoj, ashtu që vetëm gjatë mendimit se cila mund të jetë tematika e filmit, ta rrënqeth lëkurën (të ngritë flokët përpjetë). Por, emërtimi i filmit aspak nuk është e vërtetë artistike, por e story real i vërtetë që rrëfen se si disa gjuetarë të pasur të shteteve perëndimore, kishin ardhur ne Bsonjë Hercegovinë për të vrarë njerëzi si kafshët për Trofe gjuetie dhe “adrenalinë”. Bile, ata, oficerëve serbë të cilët ia kishin organizuar “safarin”, iu kishin dhënë para (lekë), shkruan “The Bosnia Times”, transmeton gazeta Lajm.
Videon mund ta shikoni në ktë LINK