Sarah Berisha dhe Dj Pm, krijuan lidhje e tyre brenda mureve të “Big Brother VIP”, duke e vazhduar edhe jashtë këtyre mureve.
Ata janë njëri ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku, shkruan lajmi.net.
Dyshja komentohen shumë dhe kurreshtja rreth planeve të tyre për të ardhmen është e pashmangshme.
Një ndjekës e ka pyetur Sarën pikërisht për këtë.
“A e ke ndërmend me u martu me Dj Pm?”, ishte pyetja shtruar Sarës e cila nuk hezitoi t’i përgjigjet.
“Po madje atë gjë e mendojmë çdo ditë”, ishte përgjigjja e Sarës.
Nuk dihet nëse me këtë përgjigje Sara zbuloi planet e tyre, apo ishte thjeshtë përgjigje në formë ironie./Lajmi.net/





