Sara Gjordeni flet mes lotësh: Babai më ka helmuar, më ka shantazhuar për katër vite dhe na dogji shtëpinë

Sara Gjordeni u përjashtua të martën nga Big Brother VIP Albania 3 për shkak të një sherri me banoren tjetër, Françeska Murati.

Ish-konkurrentja ka qenë e ftuar së fundmi në “Ftesë në 5”, ku ka folur për eksperiencën në këtë format, të kaluarën e gjithashtu edhe shumë gjëra të tjera, të cilat nuk i ka rrëfyer më parë.

Ajo ka folur edhe për të atin, që thotë se nuk e ka kërkuar kurrë, por kur e ka parë për herë të parë, në moshën katërvjeçare, i kishte dhënë diçka për të konsumuar, e cila i ka rrezikuar jetën.

Foto: Screenshot/YouTube

Siç zbulon në vazhdimësi, kishte tentuar që ta helmonte.

Ajo tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë dhe është shpëtuar nga daja, por e ka përndjekur dhe shantazhuar edhe katër vite me radhë në rrjetet sociale.

“Tim atë nuk e kam takuar kurrë, nëna ime është larguar në emigracion 3 vjeç. Ndër kujtimet e mia të para si fëmijë ka qenë një skenë dhune që nuk e kam parë as në filma atë skenë. Nëna ime ka humbur veshkën atë natë. Ka që asaj dite probleme me zemrën. Ashtu ka shkuar mes malit për në Greqi. Mami më kujtonte vetëm mua dhe ashtu e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi. Nuk kam qenë fëmijë i vetëm, nëna ime ka humbur 2 djem. Im atë është gjallë, por s’më ka kërkuar kurrë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Modelja shtoi: “Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4-vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im atë ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Në moshën 16-vjeçare, për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë”.

Sara mes lotësh vazhdoi: “Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën, ai ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë, kam vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi. Mami kur është larguar, ka ardhur për herë të parë në ditën e parë të shkollës. Tek dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, frikësohem dhe i çoj tezes pjatën me vrap dhe i them tezes “Teze ka ardhur një teta tek dera”. Kur im atë i ka vendosur zjarrin shtëpisë kur jetoja humba të gjitha kukullat e mia”. /Telegrafi/