Sapsovski: Qeveria do të mbulojë shpenzimet për transport të kufomave

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e mbërmjes së sotme tha se Qeveri do të mbulojë shpenzimet për transport të kufomave nga aksidenti tragjik në Bullgari, shkruan TV21.

“Mbesim së bashku me familjet. Institucionet janë këtu për të siguruar ndihmë sipas nevojave, gjegjësisht tashmë dihet se organizimin dhe shpenzimet rreth kthimit të viktimave të tragjedisë në vend, do të jenë në barrën e Qeverisë”, deklaroi Spasovski.