Sapo u transferua në Galatasaray, Zaniolo u del në ndihmë turqve pas tërmetit

Nicolo Zaniolo është lojtari më i ri i Galatasaray.
Lajmin për transferimin e tij drejt gjigantit turk, u konfirmua mbrëmë, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që italiani sapo ka ateruar në Turqi, ai ka treguar zemërgjerësinë e tij, duke iu dalë në ndihmë atyre pas tërmetit të pësuar.

Zaniolo iu bashku ekipit të tij tashmë të ri, Galatasaray në nismën që ata kanë marrë pas fatkeqësisë natyrore.

Ai së bashku me bashkëlojtarët e tjerë kanë bërë paketimin me gjësende të nevojshme për familjet e prekura nga kjo tragjedi./Lajmi.net/