Santiana: Veç pjesa me Bucin nuk ka qenë e vërtetë, për tjerat jam reale

Konkurrentët gjysmë-finalistë të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova janë përgjigjur pyetjeve pikante të bëra nga publiku.

“Cilat pjesë gjatë rrugëtimit tënd ka qenë në kuadër të lojës dhe cila është vetja jote reale?”, ka qenë një pyetje drejtuar Santianës.

“Përveç lojës me Bucin që e kam bërë, për krejt tjerat jam reale. Njerëzit që më njohin nga jashtë, e dinë që unë jam kjo që jam, me këto të meta që kam, perfekt është veç Zoti.

Në çdo dimension tjetër që më keni parë jam reale, përpos asaj me Bucin”, ka thënë Santiana.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.