Santiana dhe Buci, janë kryetema e javëve të fundit, pas raportit të tyre goxha të ngushtë.
E sidomos pas ardhjes së fejuarës së Bucit, e letrës së të dashurës së Santianës, shkruan lajmi.net.
Por mbrëmjen e kaluar, u afruan goxha shumë dyshja.
Ditën e sotme, Santiana dhe Buci kanë biseduar me njëri-tjetrin, për marrëdhënien e saj me të dashurin e saj.
Buci i ka ndenjur afër dhe është munduar që t’ia justifikojë se kjo e gjitha është një lojë, ai do ta kuptojë.
Por Santiana është shprehur se ka hasë në shumë vështirësi për të qenë bashkë me të dashurin e saj, dhe është e dobët vetëm para tij.
“Ai nuk e meriton mu lëndu, po ndihem si njeriu më i keq në botë”, ka thënë Santiana.