Sanksionohen 53 shoferë për drejtimin e automjetit nën ndikim të alkoolit në territorin e SPB Manastir

Në kontrollimin e intensifikuar aksional në territorin e SPB Manastir për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit janë sanksionuar 53 shoferë.

“Numri më i madh i të sanksionuarve më së shumti 20 janë në rajonin e Manastirit, pastaj 22 në rajonin e Prilepit, 5 në rajonin e Resnjës, 3 në Demir Hisar, dy në rajonin e Makedonski Brodit dhe një në rajonin e Krushevës”, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 63 kundërvajtje tjera në trafik. Kontrolli është realizuar në periudhën nga ora 23:00 deri më ora 05:00 të mëngjesit.